BOTASTAR CHANNEL

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten ndër prioritetet e Shteteve të Bashkuara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Më 9 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se autoritetet serbe po shqyrtojnë, së bashku me ekspertë, mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit. Ai e lidhi këtë ide me prishjen e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.

Reklama në FieriWeb

Deklarata shkaktoi reagime të forta nga zyrtarët kosovarë dhe më pas u shoqërua edhe me një përplasje publike mes përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Serbisë.

Edhe Komisioni Evropian ka rikujtuar rëndësinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se përparimi në procesin e normalizimit është një parakusht për avancimin e të dyja palëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button