KRONIKËSTAR CHANNEL
Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti në Fier, bllokon automjetin në qendër të qytetit

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Fierit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti që kishte nisur në një prej lagjeve të qytetit.
Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e rendit kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke bllokuar automjetin me personat e përfshirë në konflikt në qendër të Fierit.
Personat janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës në një zonë të frekuentuar të qytetit.




