AKTUALITETSTAR CHANNEL

Dëmtimi i aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rikthehet qarkullimi, do të kryhet përmes një devijimi provizor!

Ditën e sotme në orën 12:00, rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas për të gjitha mjetet duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por duke respektuar ngarkesën 8.2ton për aks.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

ARRSH bën thirrje që të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorët e zonës të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button