RAJONI

Dënohet me burgim të përjetshëm gjermani që vrau shqiptarin në Freiburg

Në janar të këtij viti, një 30-vjeçar kishte qëlluar me revole shqiptarin – të dashurin e ish-partneres së tij në rrugë, në Freiburg-Betzenhausen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dhoma e jurisë (gjykatësit porotë) së Gjykatës së Landit të Freiburgut ka ardhur në përfundim në procesin e zhvilluar të martën se bëhej fjalë për një goditje të shënjestruar në gjoksin e viktimës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Viktima, një person 31-vjeçar, ka ndërruar jetë menjëherë në spital. pak ditë më vonë ai është varrosur, në Kosovë.

Reklama në FieriWeb

Pala mbrojtëse tashmë ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin gjyqësor.

I dënuari ka qëndruar në heshtje teksa jepej vendimi. Ndërsa kryetari i trupit gjykues po lexonte arsyetimin, i pandehuri 30-vjeçar është shtrirë dhe përlotur.

Prokuroria publike dhe prokurori privat kanë bërë kërkesë për burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë (për motive të ulëta, ndërsa prokurori privat edhe për keqdashje).

Avokati mbrojtës u deklarua për vrasje nga pakujdesia, përcjell albinfo. Ai e konsideron të mjaftueshëm dënimin me burg dyshifror në shkallë më të ulët (nën 10 vite).

Related Articles

Back to top button