POLITIKËSTAR CHANNEL
Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim ndryshe nga aktiviteti i saj politik.

Në një foto të publikuar në profilin e saj në Instagram, deputetja e qarkut Fier shfaqet pranë një roboti inteligjent, duke lënë të kuptohet interesin për teknologjinë dhe inovacionin.
Krahas fotos, Çaushi ka shkruar shkurt: “E ardhmja është këtu”, një mesazh që ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.




