KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Plagosen dy persona pas një konflikti, shpallet në kërkim një 36-vjeçar

Dy shtetas kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e 10 majit në Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 23:00, në spital janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., 28 vjeç, i dëmtuar në kokë me sende të forta, si dhe shtetasi D. H., 28 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga veprimet paraprake të grupit hetimor ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë identifikuar si një prej autorëve të dyshuar shtetasin S. R., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, Fier, person me precedent penal, i cili është shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button