AKTUALITET

Detaje nga atentati i sotëm në Astir/ Mihasi dyshohej si autor i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi në Laç


Ngjarja e sotme në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar vranë Erigers mihasin dhe Armando Dumanin, mesa duket i ka patur “rrënjët” të thella. Kjo pasi detaje të reja janë zbardhur në media.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Mihasi, dyshohet për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, ngjarje e cila u regjistrua disa ditë më parë në Laç. Mihasi po përgjohej nga Prokuroria, por ende nuk i ishte ngritur ndonjë akuzë zyrtare.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Viktimat ishin persona me precedentë të mëparshëm penalë. Gjithashtu Mihasi akuzohej se ka grabitur nën kërcënimin e armës banesën e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, ndërsa po ashtu, dyshohej se ishte bashkëpunëtor në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”. Sakaq, Dumani dyshohet se është përfshirë në një grabitje në një bankë të nivelit të dytë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në lidhje me atentatin e sotëm, policia dyshon se autorët e krimit kanë qëlluar me breshëri kallshnikovi nga një mjet një lëvizje.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pas kryerjes së krimit ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe me pas policia gjeti një makinë tip “Toyota” në zonën e Thumanës. Ky automjet rezultonte me targa të vedhura në Tiranë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button