KRONIKËSTAR CHANNEL

Dh*na e vajzave në Fier, Tandili: Njëra prej të miturave është penduar, të gjitha palët kanë nevojë për rehabilitim afatgjatë

Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Alma Tandili, ka dhënë detaje të reja për gjendjen e tre vajzave të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

E ftuar në emisionin “Top Story”, Tandili tha se vetëm njëra prej të miturave ka shfaqur pendesë për ngjarjen, ndërsa dy të tjerat nuk kanë reflektuar ende. Sipas saj, të gjitha vajzat po marrin trajtim psikologjik, ndërsa procesi i rehabilitimit do të jetë i gjatë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Njëra prej të miturave është goxha e penduar dhe është në rehabilitim edhe pse është në arrest shtëpie. Të treja po trajtohen me psikologë”, u shpreh Tandili.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ajo theksoi se rasti kërkon ndërhyrje të vazhdueshme dhe bashkëpunim me familjarët, pasi sipas saj problematikat kanë ekzistuar edhe më herët.

Reklama në FieriWeb

“Është një rast që kërkon një kohë të gjatë rehabilitimi, 3 muaj, 6 muaj, 9 muaj dhe një vit, pothuajse pa ndërprerje”, deklaroi drejtuesja e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijës.

Tandili nënvizoi se procesi i rehabilitimit duhet të përfshijë si vajzën e dhunuar, e cila sipas saj mban peshën më të madhe të traumës, ashtu edhe vajzat që ushtruan dhunën.

“Është e rëndësishme që të katër personazhet e përfshira në këtë ngjarje të mos e shkëpusin zinxhirin e rehabilitimit dhe të kuptojnë fazën ku ndodhen”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button