KRONIKËSTAR CHANNEL

Dyshime për një skemë shantazhi pas dh*nimit të 17-vjeçares në Fier, hetimet vijojnë

Pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku një 17-vjeçare u dhunua nga tre vajza dhe pamjet u publikuan në rrjetet sociale, kanë dalë dyshime të reja për një skemë të mundshme shantazhi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Zv.ministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, deklaroi se të miturat nuk kanë referuar në polici persona të tjerë pas tyre dhe se, sipas deklarimeve të tyre, ngjarja ka nisur si një konflikt mes vajzave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Vajzat kanë deklaruar se ka qenë një konflikt banal mes tyre. Nuk kanë referuar një person tjetër”, tha Ruseti.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ndërkohë, gazetarja Dorjana Bezat bëri të ditur se Prokuroria e Fierit po heton edhe pista të tjera, pasi dyshohet se vajzat mund të kenë përdorur një skemë shantazhi ndaj personave të tjerë.

Reklama në FieriWeb

Sipas saj, dyshohet se disa burra kontaktoheshin përmes telefonit dhe ftoheshin në takime, ndërsa më pas mund të filmohej situata për përdorim të materialeve si mjet presioni.

“Polici ka kontaktuar të miturat dhe ka marrë detajet e para. Nuk ishte personi i parë dhe i vetëm që dyshohet se ishte shantazhuar. Dyshohet për një skemë ku përdoren kontakte telefonike dhe më pas materiale filmike për shantazh”, deklaroi Bezat.

Ajo shtoi se telefonat e vajzave janë sekuestruar dhe pritet që ekspertiza e tyre të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Hetimi nga Prokuroria e Fierit vijon për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button