KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarja e dhunimit të 17-vjeçares në Fier, gazetarja Dorjana Bezat zbulon detaje: Njëra nga 15-vjeçaret kishte histori dhune dhe denoncimesh

Gazetarja Dorjana Bezat ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, ku tre vajza dhunuan një 17-vjeçare, duke regjistruar të gjithë episodin me telefon celular.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

E ftuar në emisionin “Top Story”, Bezat deklaroi se njëra prej autoreve, 15 vjeçe, e cila tashmë është shtruar përkohësisht në spital psikiatrik, kishte prej rreth një viti një histori problematike me episode dhune dhe denoncime.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas saj, e mitura kishte denoncuar babanë për dhunë në familje, çka çoi edhe në dënimin e tij me disa muaj burg. Më herët, institucionet arsimore kishin raportuar për sjelljen e saj të dhunshme, duke sjellë edhe përjashtimin nga shkolla, përpara se të transferohej në një tjetër institucion arsimor.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Bezat shtoi se, sipas nënës së 15-vjeçares, ishin kërkuar ndërhyrje dhe ndihmë nga institucionet përkatëse, por pa rezultat. Pas denoncimit të babait, e mitura dyshohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së saj, çka solli më pas kërkesën për shtrimin e saj në psikiatri.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, një ditë më parë, Gjykata e Fierit la në fuqi masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares. Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për 19-vjeçaren Lionela Lamaj, “arrest në shtëpi” për njërën nga 15-vjeçaret dhe “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik” për të miturën tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button