KRONIKËSTAR CHANNEL

Fiat del nga rruga dhe përfundon në kanal në aksin Pojan–Darëzezë, dy pasagjere në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Pojan–Darëzezë, në rrugën e re të Darëzezës.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Fiat, i drejtuar nga shtetasi me iniciale E. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Reklama në FieriWeb - “”

Në automjet udhëtonin edhe shtetasja me iniciale N. R., rreth 35 vjeçe, si dhe një e mitur. Të dyja u transportuan me autoambulancë në Spitalin Rajonal Fier, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi 0.00 mg/l, duke përjashtuar përdorimin e alkoolit si shkak të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button