RAJONI
Dhunimi i tre të rinjve nga Shqipëria, reagon ministri i Brendshëm malazez: Ngjarja po hetohet
Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Šaranović, thotë se ngjarja ku tre të rinj nga Shqipëria u dhunuan barbarisht po hetohet me intensitet.
“Djemtë janë mirë, do t’ju informoj për gjithçka.
Kolegët e mi po bëjnë gjithçka për të hetuar ngjarjen sa më shpejt të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është që djemtë janë mirë”, shkruan ai. Mësohet autorët e dyshuar janë shoqëruar.