KRONIKËSTAR CHANNEL

Dhunohet një qytetar në sheshin Skënderbej, i vjen në ndihmë Policia dhe drejtuesja e Policisë Bashkiake

Një qytetar, i ardhur nga Korça në Tiranë, është dhunuar nga disa protestues në sheshin “Skënderbej”.

I gjakosur dhe i shtrirë në tokë, qytetarit i kanë ardhur në ndihmë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndodheshin në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në ndihmë të tij ka shkuar edhe Elona Lalaj, drejtuesja e Policisë Bashkiake të Tiranës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Shyqyr që dole gjallë”, dëgjohet t’i thotë një prej efektivëve të Policisë qytetarit të dhunuar.

Gjatë incidentit është lënduar edhe një punonjës policie, i cili, pavarësisht se ishte i gjakosur në fytyrë, vijoi t’i jepte ndihmë qytetarit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja është shënuar gjatë protestës në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button