KRONIKËSTAR CHANNEL

Komisioni Europian reagon për protestat në Shqipëri: Dënon dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike e private

Komisioni Europian ka reaguar për protestat e zhvilluara në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, duke dënuar aktet e dhunës, zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

Në deklaratën e tij, Komisioni Europian thekson se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike, ndërsa nënvizon se reagimi i autoriteteve ndaj akteve të tilla duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Brukseli kërkon që personat përgjegjës për aktet e dhunës të mbajnë përgjegjësi përmes një procesi të rregullt ligjor.

Respektimi i së drejtës për të protestuar

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Komisioni Europian kujton se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore europiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Në reagimin e tij, KE mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Duke iu referuar rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Komisioni thekson se pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.

Komisioni Europian përcjell mesazhin se e drejta për protestë duhet të garantohet, por ajo duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore, ndërsa çdo shkelje e ligjit duhet të trajtohet përmes procedurave ligjore.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button