KRONIKËSTAR CHANNEL
Kaos pranë bankës së Shqipërisë, protestuesit nuk ndalojnë shpërthimet e fishekzjarrëve drejt policisë

Tensione pranë Bankës së Shqipërisë, ku protestuesit vijojnë të shpërthejnë fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë.
Pavarësisht ndërhyrjeve të efektivëve, hedhja e fishekzjarrëve nuk është ndalur, duke shtuar tensionet në zonën ku protestuesit janë përballë kordonit policor.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të përballen me turmën.




