BOTASPORTVIDEO

Djali i Michael Schumacher pëson aksident të tmerrshëm në Formula 1, gjendja e tij 


I biri i Michael Schumacher, Mick Schumacher është në gjendje të mirë shëndetësore, pas aksidentit të rëndë që e pësoi gjatë garimit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Piloti i Formula 1, Mick Schumacher pësoi një aksident të tmerrshëm në kualifikimet e garët së ccmimit të madh të Arabisë Saudite.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

I biri i legjendës së këtij sporti, Michael Schumacher pati një përplasje të frikshme në një kthesë pasi e humbi kontrollin e makinës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Si rezultat i këtij aksidenti, 23 vjeçari përfundoi në spital ndërsa në pistë u ngrit flamuri i kuq për t’u futur ekipi mjekësor, i cili e trajtoi pilotin gjerman.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Por, fatmirësisht Schumacher junior kaloi pa lëndime të rënda, edhe pse e humbi garën në “Jeddah Corniche Circuit”.

Ai madje është paraqitur me një postim përmes rrjeteve sociale, ku ka treguar se është mirë me shëndet, ndërkohë që i ka falënderuar të gjithë ata që u përkujdesën për shëndetin e tij.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“Përshëndetje të gjithëve, vetëm dua t’ju tregoj se jam mirë. Faleminderit për mesazhet e ngrohta. Do të kthehemi më të fortë”, ka shkruar Schumacher.

Related Articles

Back to top button