POLITIKËSTAR CHANNEL

“Djathtas”, vetëm me lista të hapura/ Ikin kandidatët e sigurt, garë për mandatet sipas votave

Koalicioni djathtas për zhvillim do të shkojë në zgjedhje vetëm me 140 kandidatët e listës së hapur.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve nga listat e mbyllur. Ai tha se kjo manovër është konsultuar me kqz dhe është e ligjshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Gjatë kontrollit të listave, koalicioni jonë doli që nuk ka asnjë njeri të implikuar me veprimtari të paligjshme gjë që tregon korrektesën e listës sonë dhe seriozitetin me të cilin jemi angazhuar në luftën ndaj korrupsionit.  Koalicioni ka bërë dokumentacionin e nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Nga sot e tutje, nga java që vjen, qytetarët e Shqipërisë duhet ta dijnë që ne garojmë me lista të hapura.”,tha Alibeaj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Edhe deputeti Shehi, shtoi se tani nuk ka asnjë rrezik për ndarjen e mandateve për deputet brenda subjektit.

Një koment e kishte Alibeaj edhe për përballjen Rama-Basha në rrjetet sociale. Ai sqaroi se Djathtas për Zhvillim nuk do të ndjekë asnjë kundërshtar apo konkurrent, por hyn për një fushatë serioze.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button