POLITIKË

Doli foto e Ilir Metës duke darkuar me Agron Nezën, reagon Berisha: Nuk më çudit, ai kishte…


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët është pyetur lidhur me foton që po qarkullon që prej ditës së djeshme, ku shihet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke darkuar me Agron Nezën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Berisha thotë se ky takim nuk e çudit pasi Agron Neza ka patur vëllain gazetar, Agim Nezën i cili punonte si zëdhënës te Lëvizja Socialiste për Integrim. Lidhur për më tepër detaje për këtë takim kreu i PD tha se duhet të flasë Ilir Meta.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Nëqoftëse është problemi për të takuar opozita, opozita nuk ka patur asnjë pushtet dhe gjëra konkrete nuk i ka kërkuar dhe nuk mund ti kërkonte McGonigal.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Tani vijmë tek Agron Neza. Gjersa ka shpërthyer skandali për të gjithë ata që e kanë njohur Agron Nezën,  ishte një shqiptaro amerikan i cili thuhet se u thoshte njerëzve qe jam punnjësi i FBI-së dhe nqs Ilir Meta ka drekuar dhe darkuar me të dhe jo vetëm Ilir Meta, nuk më çudit kjo sepse ai ka patur një vëlla gazetar si ju.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Edhe ai ishte një njeri serioz i cili ka qenë zëdhënës në disa, edhe te LSI. Kështuqë i ndjeri Agim Neza ka qenë njëri me reputacion të mirë. Nuk kam dëgjuar asnjëhere që ka qenë i kompikuar në ndonjë aferë. Për më shumë le të flasë Ilir Meta”, tha Berisha.

Emisioni “Top Story” ka publikuar një foto në të cilin shihet Ilir Meta nën shoqërinë  e Agron Nezës. Në foto është gjithashtu i pranishëm ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini në prani të disa biznesmenëve kinezë ku shihen teksa po darkojnë në një nga restorantet e kryeqytetit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Agron Neza është identifikuar në dosjen e  McGonigal si personi “A”. Kujtojmë se ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Lidhur me këtë çështje opozita ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e kontakteve dhe marrëdhënieve të kryeministrit Rama me ish-agjendin e FBI-së, gjithashtu ditën e nesërme, të shtunë 11 shkurt, kanë thirrur një protestë.

Related Articles

Back to top button