KRONIKËSTAR CHANNEL

Dosja “BANKERS”/ Lihet në burg drejtori kinez dhe ish-administratori Çobo, zbuten masat për disa zyrtarë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe drejtorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao. Seanca u zhvillua të martën, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i ambasadës kineze në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të arrestuarit kishin kundërshtuar masat e sigurisë të vendosura më parë nga Gjykata e Fierit, por Apeli rrëzoi kërkesat e tyre, duke mbështetur qëndrimin e Prokurorisë. Megjithatë, për disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në hetime, Gjykata e Apelit zbuti masat e sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga pesë masat “arrest shtëpie”, vetëm njëra u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”, për shkak të rrethanave familjare, pasi një prej të dyshuarve është prind i një fëmije 2-vjeçar. Ndërsa për tre persona të tjerë u hoq masa e ndalimit të daljes jashtë vendit, duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në polici gjyqësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në total, dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë ndodhen nën hetim për një sërë veprash penale të rënda, të lidhura me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar që ka dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit shqiptar. Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë ngritur një skemë të sofistikuar për shmangien e detyrimeve tatimore, përfitime këto të paligjshme që kapin miliona euro. Fitimet e padeklaruara dyshohet se janë pastruar më pas përmes mekanizmave të pastrimit të parave.

Reklama në FieriWeb

Keshtu sipas vendimit te APELIT :

Vijon

Masa arrest me burg per:

Leonidha Çobo

Hongping Xiao

Masa arrest në shtëpi:

Lianyi Wang

Ardit Kero

Flavia Capo

Doina Goga   – hiqet masa arrestit ne shtepi, caktohet detyrim paraqitje

Kledi Xhani

Lihet ne fuqi Masa “detyrim paraqitje”, i hiqet  “ndalim largimi jashtë vendi”:

Majlinda Thana

Matilda Ibraliu

Erton Ademaj

Personat e hetuar dhe në kërkim akuzohen për veprat penale:

“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” (neni 144/a),

“Fshehja e të ardhurave” (neni 180/3),

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (neni 287),

“Shpërdorimi i detyrës” (neni 248),

“Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” (neni 181/a).

Hetimet për këtë çështje vijojnë, dhe autoritetet shqiptare nuk përjashtojnë mundësinë e zgjerimit të tyre edhe ndaj institucioneve të tjera që mund të kenë pasur lidhje me aktivitetin e kompanisë gjatë periudhës së hetuar.

Related Articles

Back to top button