KRONIKËSTAR CHANNEL

Drama në Rrugën e Kombit: Dy jetë të humbura, katër pasagjerë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, me pasoja fatale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. P., 61 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga shtetasi D. P., 30 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç, babai i drejtuesit tjetër të përfshirë në ngjarje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, janë plagosur drejtuesi i automjetit tjetër, D. P., si dhe katër pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjete në momentin e përplasjes. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button