AKTUALITETSTAR CHANNEL

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: “Smart City” po ndryshon mënyrën se si garantohet siguria në Shqipëri”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mbajti fjalën e tij në aktivitetin kushtuar projektit “Smart City”, ku e cilësoi këtë nismë si një nga investimet më të rëndësishme strategjike për modernizimin e sigurisë publike në vend.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në fjalën e tij, Hita tha se projekti u prit fillimisht me skepticizëm, për shkak të përmasave të tij dhe teknologjisë së avancuar që përfshin, por theksoi se Policia e Shtetit zgjodhi të besojë te vizioni që qëndron pas tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas tij, teknologjia nuk është vetëm një mjet modernizimi, por një instrument që ndihmon në parandalimin e krimit, reagimin më të shpejtë dhe garantimin më efektiv të sigurisë së qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Drejtori i Policisë nënvizoi se gjatë muajve të fundit është punuar intensivisht që “Smart City” të mos mbetej vetëm një projekt ambicioz, por të kthehej në një kapacitet real operacional në shërbim të rendit dhe sigurisë.

Reklama në FieriWeb

Hita theksoi se projekti prek disa nga shtyllat kryesore të sigurisë në vend, duke përfshirë:

  • rritjen e sigurisë publike dhe aftësisë së Policisë për të parandaluar dhe goditur aktivitetet e paligjshme;
  • garantimin e sigurisë në shkolla për nxënësit, mësuesit dhe prindërit;
  • përmirësimin e sigurisë rrugore përmes monitorimit në kohë reale të shkeljeve dhe ndërhyrjes për parandalimin e aksidenteve;
  • fuqizimin e luftës kundër kriminalitetit me analiza inteligjente dhe teknologji moderne;
  • forcimin e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe monitorimin e kufirit të gjelbër për të luftuar krimin ndërkufitar dhe migracionin e paligjshëm.

Sipas tij, këta elementë përbëjnë një sistem të integruar sigurie që i jep Policisë së Shtetit një qasje më moderne, inteligjente dhe proaktive në përmbushjen e misionit të saj.

Drejtori i Përgjithshëm u shpreh se projekti ka nisur të japë rezultatet e para konkrete, duke justifikuar investimin dhe besimin e dhënë ndaj tij.

“Për mua, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ky projekt është një investim strategjik që përfaqëson një filozofi të re policimi, duke i dhënë Policisë më shumë mundësi për të mbrojtur jetën, pronën dhe rendin publik”, deklaroi Hita.

Ai shtoi se qëllimi kryesor mbetet rritja e besimit të qytetarëve, duke theksuar se siguria nuk matet vetëm me statistika, por me ndjenjën e qetësisë që përjetojnë qytetarët në lagjet, rrugët, shkollat dhe komunitetet ku jetojnë.

Në përfundim, Hita shprehu bindjen se me mbështetjen e Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe partnerëve ndërkombëtarë, “Smart City” do të kthehet në një model suksesi për Shqipërinë, ndërsa Policia e Shtetit do të vijojë ta zhvillojë projektin duke integruar teknologjinë më të fundit me profesionalizmin e efektivëve.

“Çdo hap drejt modernizimit të Policisë së Shtetit është një hap më shumë drejt një Shqipërie më të sigurt”, përfundoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button