Drejtoria Vendore Policisë Fier – Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, lëndë narkotike dhe konflikte

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka vijuar kontrollet dhe goditjet ndaj paligjshmërisë, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Roskovec, i cili u kap duke vjedhur 2 inverterë elektrikë në kabinën e një kompanie.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike kanabis.
Po ashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet për:
- M. B., 47 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se ka kanosur një shtetas për motive pronësie;
- M. E., 31 vjeç, banues në Fier, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur një shtetas dhe i ka dëmtuar automjetin.
Në Lushnjë, Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasen E. Ç., 49 vjeçe, e cila dyshohet se ka vjedhur qenin e një shtetasi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




