AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, emërohet Skënder Hita

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, duke i dhënë gradën “Drejtues Madhor” z. Skënder Hita.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lajmi është bërë i ditur përmes një reagimi zyrtar nga ministri përgjegjës, i cili thekson se ky vendim është marrë mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe integritetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas tij, Skënder Hita ka qenë ndër kandidatët më të vlerësuar në procesin konkurrues, duke spikatur për përvojën e tij, vizionin strategjik dhe angazhimin ndaj zbatimit të ligjit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Drejtimi i saj kërkon aftësi profesionale, ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë publike”, thuhet në reagim.

Reklama në FieriWeb

Ministri shprehet i bindur se nën drejtimin e Hitës, Policia e Shtetit do të vijojë të rrisë performancën, të forcojë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës.

Related Articles

Back to top button