“Duarkryq” gjatë vrasjes së turistit portugez, kush janë punonjësi i Burgut të Fierit dhe 2 policët që punonin si bodyguard te “Principote”

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e turistit 20-vjeçar portugez, Luis Miguel Varela Mendes, në beach-barin “Principote” në Ksamil.
Në momentin e ngjarjes, në ambientet e lokalit kanë qenë në rolin e punonjësve të sigurisë (bodyguard) katër persona: Miosid Matushaj, punonjës policie në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës në Burgun e Fierit, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër, si dhe Kristi Koshi.
Sipas Policisë, këta persona nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes së rëndë dhe, pas vrasjes, nuk kanë njoftuar autoritetet për atë që kishte ndodhur.
Për këtë arsye, të katër janë arrestuar dhe do të hetohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.
Ngjarja në Ksamil vijon të jetë nën hetim, ndërsa autoritetet po verifikojnë rolin e secilit prej personave të prangosur në momentet para, gjatë dhe pas vrasjes.




