AKTUALITET

Dy kompani turke do ndërtojnë tunelin e Llogarasë, vlera 139.6 milionë euro

Dy kompani Turke do të ndërtojnë Tunelin e Llogarasë dhe rrugën deri në Himarë.

Vlera e Ofertës Fituese pa TVSH është rreth 139.6 milion Euro

Marketing në FieriWeb

Pas njoftimit që bëri Kryeministri në TV Klan të Premten pas orës 23, për fituesin e Rrugës Orikum Himarë, edhe Agjencia e Prokurimeve Publike ka nxjerrë tashmë njoftimin zyrtar. Tenderi Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) është fituar nga një bashkim operatorësh me dy kompani Turke, shkruan Open Data..

– INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll)

Marketing në FieriWeb

– SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.

Në tender morën pjesë edhe katër bashkime të tjera Operatorësh mes tyre edhe një tjetër Kompani Turke dhe një Kineze me ofertë të lartë se Fondi Limit. Në finale është njoftuar Bashkimi i dy operatorëve ekonomik, kompani turke si fitues me ofertën më të leverdishme.

Marketing në FieriWeb

Afati për bërjen e rrugës dhe tunelit është 37 muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Më Parë Ministria kishte tenderuar të njëjtin objekt duke finalizuar procesin deri në vlerësimin dhe renditjen e Konkurruesve ku Gjoka shpk ishte renditur si ofertuesi më i suksesshëm. Por Ministria vendosi ta anulojë procedurën e parë dhe rishpalli tender duke mundësuar tashmë Biznesin Turk të ndërtojë një nga veprat më të rëndësishme të Infrastrukturës Rrugore, impakt në Zhvillim dhe Turizëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button