KRONIKËLAJMI FUNDIT

Dy shpërthime të fuqishme tmerrojnë Shkodrën: Tritol objekti në pronësi të kandidatit të Bashës, hidhet në erë dhe një supermarket 


Qytetarët e Shkodrës janë zgjuar të tmerruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, si pasojë e dy shpërthimeve të fuqishme me tritol. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Objekti i parë që ka shpërthyer me tritol ndodhet në Pedonalen e qytetit të Shkodrës dhe është një qendër tregtare në pronësi të Xhemal Bushatit. Ky i fundit ishte kandidat i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, por nuk mundi të fitonte dot në zgjedhje, duke u renditur i treti.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pak minuta më vonë, në një hapësirë kohore prej 10 minutash, një tjetër shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në qytetin kryeqendër të veriut. Një sasi tritoli ka shpërthyer në dyqanin e një rrjeti supermarketesh në vendin e njohur si “Rruga e Gjerë” në afërsi të stadiumit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vijon…

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button