AKTUALITETPOLITIKË

Gazetari ironizon Sali Berishën: 7 muaj me radhë e telendisi me “libër shpie” Lulzim Bashën, tani që i dorëzoi selinë ndërroi pllakën!


Artan Hoxha, gazetar i kronikës, ironizon deklaratën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pas hyrjes në selinë blu u shpreh se Lulzim Bashën nuk do ta quante më “Lul Brava” sepse është deputet i PD. Sipas tij, tani që Basha i dorëzoi selinë dhe vulën e partisë, Berisha ndërroi pllakën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Nga sot, “Lul Brava” eshte thjesht “Lul”. Eshte i madh per zotin… Ka 7 muaj rresht, e telendisi me liber shtepie Lulin e gjore, te cilin po vetë e solli nga hiçi ne krye te partise. E beri deputet. Pastaj e beri minister transporti, minister te brendshem, minister te jashtem. E beri kryebashkiak te Tiranes. Pastaj e beri kryetar partie. Tentoi ta bente kryeminister, por nuk ja doli.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ne fund, ai qe e ngriti Lulin ne zenit, i vuri thonjte ne fyt dhe shqelmin bythëve. I tha e çfare nuk i tha. I ndërseu ne kurriz gjithe miletin, te madh e te vogel, qe nga 9 shtatori i kaluar kur i doli kunder(i doli kunder?! Thjesht nuk guxoi t’i dilte në mbrojtje  Non Grata-s Amerikane).

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dhe sapo i dorezoi seline e SHQUP-it, vulen e partise, çelsat e zyres dhe bravat e dyereve te blinduara, menjehere nderroi pllaken. “Nuk do t’i them me Lul Brava, por Lul Basha”….

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Jo more!!! Kur te dalin kunder, jane “peng i Rames”, “zagare te Soros”, te implikuar ne afera financimesh ruse, jane perfshire ne milionat e narkotrafikut te Toyota Yaris, kane vjedhur tendera bashke me qeverine, jane shitur dhe jane blere per te mbajtur Ramen ne pushtet….

Pastaj nje dite te bukur, kur te dorezojne gjithçka, qofte ajo dhe prona jote “toke e xanun”, menjehere u heq mekatet si me magji. Si me qene iluzionisti David Copperfield… Nuk e ka per here te pare. Kur doli ne opozite, me 1997-2005, akuzonte Taçin se bente kontrabande nafte me lejen e pushtetit dhe ndante milionat me qeverine e majte.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Sapo erdhi ne pushtet dhe i shijuan milionat e eurove te kontrabandes se Taçit, nderroi pllaken. “Jo nuk kam thene Taçi, kam thene Caci”…

Qe nga sot, Lul Brava nuk eshte me Lul Brava, sepse ti dorezoi bravat ty… Nga sot, Lul Pengu nuk eshte me peng i Rames, sepse eshte pengu yt… Po ka demokrat qe nuk do t’i therrase me Lul Bashes, Lul Brava?! Dhe ti me mire se kushdo tjeter e di, se Lul Bashes, demokratet deri sa te vdese, prape Lul Brava do t’i thone”, shkruan gazetari Artan Hoxha.

Related Articles

Back to top button