SOCIALESTAR CHANNEL

Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, ku prezantoi masat e reja të miratuara nga Qeveria Shqiptare në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas ministres, nga 1 korriku 2026 është dyfishuar pagesa mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa do të njihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 mijë ndihmës personalë, që kujdesen për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sala theksoi se, për herë të parë, mbështetja do të përfshijë të gjithë ndihmësit personalë, pa dallim diagnoze apo moshe të personit që përfiton kujdes, duke synuar trajtim të barabartë dhe më shumë siguri sociale për familjet.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi edhe punën e Qendrës së Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, si një model të shërbimeve sociale pranë komunitetit që nxit përfshirjen, rehabilitimin dhe zhvillimin e potencialit të fëmijëve.

Reklama në FieriWeb

Masat financohen në kuadër të rritjes me 8.9 miliardë lekë të buxhetit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me synimin për zgjerimin e mbështetjes sociale, rritjen e pagave në sistemin shëndetësor dhe investime të reja në shërbimet publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button