AKTUALITETKRONIKË

Dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan dhe tre fëmijët e mitur, çfarë postonte në rrjetet sociale Ergys Arazi, detajet që bien në sy


Sipas policisë dyshohet se ajo është vetëmbytur,  ndërsa po ashtu thuhet se edhe nëna e saj dhe motra e vëllai më i vogël janë mbytur, por trupat e këtyre të fundit nuk janë gjetur ende.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë tragjedi është bërë dhuna sistematike psikologjike dhe fizike që Ergys Arazi ushtronte ndaj të shoqes dhe fëmijëve, arsye kjo e cila ka bërë që policia ta vendosë në pranga atë, teksa hetimet vijojnë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Vetë ai ka mohuar këtë akuzë, ndërsa po ashtu thuhet se në momentin kur ka identifikuar trupine pajetë të të bijës, ka qenë mjaft i ftohtë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Por çfarë pasqyronte ai në rrjetet sociale? Nga një shikim i profilit të 31-vjeçarit në Facebook, fotot më të shpeshta janë ato të fëmijëve, duke i etiketuar si “dashuria e babit, mbreti i babit”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Po ashtu shihen dhe etiketime të bashkëshortes, duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.

Polombarët prej orësh vijojnë kërkimet për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, e nga ana tjetër policia heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që ka tronditur opinion publik.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Motra e Alma Arazit ka qenë ajo që ka denoncuar në polici kunatin, duke pohuar se ai i dhunonte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button