AKTUALITETFIERI YNË TV

Rikthehen kooperativat në Fier/ 15 familje kanë bashkuar tokat e braktisura, tani një burim i sigurt të ardhurash


Në fshatin e Baltëz në Fier, një bashkësi prej rreth 15 familjeve të komunitetit rom ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Prej katër vitesh, këto familje kanë filluar të bashkojnë sipërfaqet e tyre të tokave bujqësore për të formuar mini-kooperative. Iniciativa u nxit nga nevoja për të rikthyer në përdorim tokat e braktisura, pasi shumë prej tyre kishin emigruar bashkë me fëmijët e tyre dhe kishin lënë djerr tokën bujqësore.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Përfaqësuesi i komunitetit rom në Baltëz, Eduard Koci, shprehet se bashkimi i forcave ka qënë jetik për të gjallëruar përsëri bujqësinë lokale. Sipas tij, kjo iniciativë ka lejuar familjet të kthehen në jetën bujqësore dhe të krijojnë një burim të qëndrueshëm të ardhurash. Aktualisht, këto familje menaxhojnë rreth 15.5 hektarë tokë, të mbjella me kultura të ndryshme drithërash si misri, gruri dhe fasulet.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Aktiviteti i minikoperativës është bërë realitet dhe ka rritur sipërfaqen dhe prodhimin edhe fal ndihmës së donatorëve si UNDP , Partners Albania, Shoqëria e Hapur, etj. por edhe me ndihmën e qeverisë për naftën falas.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button