KRONIKËSTAR CHANNEL

Dyshohet se për*hunoi një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë. Arrestohet vëllai i të resë pasi i dogji makinën nënës së autorit të dyshuar

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Lushnjë, ku një 42-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 27-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, 27-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lushnjë së bashku me dy familjarë dhe, në prani të një psikologu, ka kallëzuar se më 22 korrik 2026 është dhunuar seksualisht nga shtetasi S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë kryen veprimet hetimore dhe procedurale, duke shpallur në kërkim 42-vjeçarin, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ndërkohë, gjatë vijimit të procedurave, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin D. Y., 32 vjeç, vëllain e 27-vjeçares. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se, ndërsa motra e tij po jepte kallëzimin në ambientet e komisariatit, i ka vënë zjarrin me lëndë djegëse automjetit të nënës së autorit të dyshuar.

Reklama në FieriWeb

Policia bën me dije se vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e 42-vjeçarit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button