KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarri del jashtë kontrollit në Fier, arrestohet një 58-vjeçar dhe procedohet një 78-vjeçare

Dy raste të zjarrvënies nga pakujdesia janë evidentuar në qarkun Fier, ku djegia e mbetjeve bimore në toka bujqësore u kthye në rrezik serioz për banesat dhe mjedisin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan brenda pak orësh dy autorët e dyshuar të zjarreve të regjistruara në fshatra të ndryshëm të qarkut. Të dy u kapën në flagrancë pranë vatrave të zjarrit që kishin ndezur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Varibop, Fier. Sipas Policisë, ai kishte ndezur zjarr në tokën bujqësore të marrë me qira për të djegur mbetjet bimore, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ullinj dhe bimësi të ndryshme, duke rrezikuar edhe banesa pranë zonës. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 58-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ndërkohë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases F. P., 78 vjeçe, banuese në fshatin Fermë Rroms, Fier. Edhe ajo u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në afërsi të banesës së saj për djegien e mbetjeve bimore, ndërsa flakët u përhapën duke shkaktuar dëme në bimësi dhe pemë frutore.

Reklama në FieriWeb

Sipas hetimeve paraprake, në të dy rastet zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me bimësi dhe ullinj, si dhe kanë rrezikuar banesa pranë zonave të prekura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çfarëdo qëllimi tjetër, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje ose paligjshmërie në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button