KRONIKËSTAR CHANNEL

E dënuar me 8 vite burg për vrasjen e ish-partnerit, 39-vjeçarja plagos me thikë bashkëshortin në Milano

Një 39-vjeçare nga Lituania, e identifikuar si Oksana Murasova, është vënë në pranga në Milano pasi goditi me thikë partnerin e saj 50-vjeçar gjatë një grindjeje në banesë. Megjithatë, autoritetet gjyqësore kanë vlerësuar paraprakisht se ajo mund të ketë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, duke vendosur lirimin e saj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt në një apartament në veri të Milanos. 39-vjeçarja ka dëshmuar se gjatë debatit, partneri e kishte goditur me grusht. Ajo është përpjekur të largohet, por sipas saj, burri e ka ndjekur dhe i ka zënë rrugën. Në ato momente, gruaja ka marrë një thikë kuzhine dhe e ka plagosur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Burime nga hetimet bëjnë me dije se policia kishte ndërhyrë edhe më herët në banesën e çiftit për një episod dhune në familje, por 39-vjeçarja nuk kishte paraqitur kallëzim zyrtar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

E njëjta shtetase rezulton e dënuar më parë për vrasjen e partnerit të saj në vitin 2015, po në Milano. Ajo ishte dënuar me tetë vite burg dhe ishte arrestuar në vitin 2019, pasi vendimi mori formë të prerë. Edhe në atë rast, ajo kishte pretenduar se kishte vepruar pasi ishte dhunuar nga partneri.

Reklama në FieriWeb

Hetimet për ngjarjen e fundit vijojnë, ndërsa gjendja shëndetësore e 50-vjeçarit raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Related Articles

Back to top button