POLITIKË

E FUNDIT/ E thotë Ferdinand Xhaferaj: Idenë për djegien e mandateve e dha Sali Berisha! Bashkë me Metën morën peng Bashën


Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj thotë se idenë për të djegur mandatet e opozitës tre vite më parë e ka dhënë ish-kryeministri Sali Berisha, sot kryetar i PD. Sipas tij, Berisha dhe Meta morën peng Bashën kur ky i fundit drejtonte demokratët.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Më tej, Xhaferaj tha se Lulzim Basha sot ka humbur partinë por ka fituar lirinë, sepse u tërhoq zvarrë nga dyshja Berisha-Meta.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Të drejtën për ta kritikuar Bashën e kam unë dhe qindra demokratë të tjerë, ishte peng shumë i Berishës dhe më pak i Metës. Meta nuk ka të drejtë që t’ja tregoj askujt se kush bën opozitë. Në këtë konceptim Meta të bëjë opozitë me Edi Ramën po s’ka asnjë të drejtë që të tregojë se kush bën opozitë e kush jo. Lulzim Bashën kam të drejtë ta kritikoj unë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

U tërhoq zvarrë nga Berisha dhe Meta. Humbi partinë por sot ka fituar lirinë. Nuk ka asnjë të drejtë. Berisha dhe Meta nuk folën asnjë fjalë atëherë. Për djegien e mandateve idenë e ka hedhur Berisha.  Nuk ka asnjë të drejtë të përcaktojë se kush bën opozitë dhe kush jo. Rama dhe Berisha për interesat e tyre iu ngulën thikën qytetarëve”, tha Xhaferaj në Report TV.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Deputeti demokrat tha se Sali Berisha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet dhe se kjo nuk lidhet me faktin se ai është shpallur non grata, por me gjithë të shkuarën e tij politike. Xhaferaj u shpreh se duhet një lidershpi i ri opozitar dhe ata nuk mund të jenë as Meta dhe as Berisha.

“Berisha nuk e sjellë dot PD në pushtet, i duhet opozitës një lidership i ri që të krijohet energjia e nevojshme për të sjellë opozitën në pushte. Gjithçka tjetër është shumë zhurmë për asgjë. Protesta e 7 korrikut veshja e hallit personal me hallin qytetar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Berisha godet rininë, u thotë që ju nuk mundeni dhe ja po kthehem unë. Lidershipi nuk mund të jetë as Berisha dhe as Meta. Duhet krijuar një platformë opozitare dhe një hark i gjerë opozitare. Ne jemi më të dobët nga pikpamja elektorale nga Berisha po jemi më të fortë për të paraqitur një alternativë”, vijoi deputeti demokrat.

Related Articles

Back to top button