POLITIKË

E FUNDIT/ Kryeministri Rama: Çmimi i energjisë ka shkuar 450 euro/megavati, nuk ndryshon asgjë për konsumatorët! Ndihmojmë dhe Kosovën


Kryeministri Rama ka thënë paraditen e kësaj të enjteje se çmimi i energjisë në bursa ka shkuar në 450 euro/megavati. Por pavarësisht rritjes së çmimeve, sipas tij, për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël asgjë nuk do të ndryshojë, as në çmim dhe as në furnizim.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Ata që thonin nuk ka krizë, është alarm fals etj, ndërkohë më vjen mirë që të garantojmë furnizimin me energji për vendin tonë, por ta bëjmë këtë pa rritje çmimi dhe pa kufizim energjie. Dhe ti japim mundësi edhe Kosovës të kenë furnizim të pandërprerë me energji për ditët e festave”, tha Rama ndër të tjera.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vend rreth e rrotull kanë rritur çmimet ose po përgatiten për rritje. Ne do i bëhemi mburojë konsumatorit dhe biznesit të vogël. Jemi besimplot se së paku për periudhën deri në qershor, ndërkohë që parashikojmë një efekt lehtësues pa qenë të saktë sot sa do jetë efekti lehtësues për rajonin rreth muajve mars-prill.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Do vazhdojmë t’i mbrojmë konsumatorët familjarë. Qeveritë gjykohen për atë që ndodh. Vlerësohen edhe për atë që nuk lejojnë të ndodhë. Për mua mos lejimi i rënies së dallgës mbi konsumatorët është një nga punët më fantastike të kësaj qeverie të re që ka edhe 4 vite përpara.

Mjafton të shikoni Kosovën. Është sot në kthetrat e një krize që për arsye objektive sipas meje, pa dashur të hyjë dhe në objektiva të tjera, ëhstë e mbërthyer nga kthetrat e krizës. Ata që thonin nuk ka krizë, është alarm fals etj, më vjen mirë që të garantojmë furnizimin me energji për vendin tonë, por ta bëjmë këtë pa rritje çmimi dhe pa kufizim energjie. Dhe ti japim mundësi edhe Kosovës të kenë furnizim të pandërprerë me energji për ditët e festave. Në sekëlldira të mëdha dhe në gëzime duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button