AKTUALITET

E FUNDIT/ Në 300 numri i të helmuarve në Krujë, dyshohet se janë përzier në kanalizime ujërat e zeza e uji i pijshëm


Vijon fluksi i pacientëve me shenja helmimi në spitalin e Krujës. Qytetarët kanë simptoma si të vjella dhe dhimbje barku, të cilët dyshohen se janë helmuar nga uji.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Drejtoresha e Spitalit të Krujës, Yllka Sheta është shprehur se nga e diela deri më sot 300 qytetarë kanë marrë shërbim, pasi janë paraqitur në spital me të njëjtat simptoma.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Janë 300 persona që kanë marrë shërbim. Më së shumti janë të rritur. Nuk kanë pasur probleme të rënda, kanë marrë mjekim dhe më pas janë dërguar në shtëpi. Dhimbje kokë, dhimbje barku, të vjella jane simptomat qe kane pasur. Ne nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar”, tha Sheta.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Burime nga policia bëjnë me dije se në Krujë ka 2 depozita uji të pijshëm, teksa dyshohet se janë përzier në kanalizime ujërat e zeza e uji i pijshëm.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button