KRONIKËSTAR CHANNEL

E moshuar bie nga autobusi urban në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Lungomaren e Vlorës, ku një grua e moshuar ka mbetur e plagosur rëndë pasi ka rënë nga autobusi urban.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara po zbriste nga autobusi i linjës kur humbi ekuilibrin dhe ra nga shkallët, duke u përplasur në betonin e shëtitores.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e rrëzimit, ajo ka pësuar lëndime të shumta, me hematoma në fytyrë, kokë dhe gjymtyrë. Qytetarët që ndodheshin pranë kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimin e urgjencës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

E plagosura është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Gjendja e saj raportohet e rëndë, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë duke u sqaruar.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button