KRONIKËSTAR CHANNEL

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh, Fieri mes qarqeve më të rrezikuara

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër vendi do të përballet me rrezik të shtuar për zjarre, për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas parashikimeve, niveli më i lartë i rrezikut pritet në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier, ndërsa në Shkodër, Tiranë, Berat dhe Vlorë rreziku vlerësohet i moderuar, me zona të veçanta ku mund të arrijë nivele të larta.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër parashikohet rrezik i ulët për përhapjen e zjarreve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Paralajmërimi vjen pas zjarrit të madh që përfshiu malin e Shëngjinit, ndërsa në qarkun e Lezhës vijojnë të raportohen edhe disa vatra të tjera aktive.

Reklama në FieriWeb

IGJEO bën të ditur se situata pritet të jetë më kritike gjatë ditës së nesërme. Nuk parashikohen reshje shiu, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 34°C në zonat e ulëta. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në intervale të caktuara, sidomos në zonat malore dhe bregdetare, mund të forcohet, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button