MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

E premte përvëluese në Shqipëri – temperaturat arrijnë kulmin deri në 43°C

E premtja, 26 korrik 2025, do të shënojë kulmin e valës afrikane të të nxehtit që ka përfshirë territorin shqiptar, me temperatura ekstreme që pritet të ngjiten deri në 43°C.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin. Gjatë pasdites, mund të ketë kalime të lehta vranësirash, kryesisht në zonat malore lindore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Qarqet më të goditura nga të nxehtit pritet të jenë:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • Shkodër
  • Tiranë
  • Elbasan
  • Berat
  • Gjirokastër

Në këto zona, termometri mund të shënojë nga 42°C deri në 43°C, duke vendosur vlera ndër më të lartat të këtij viti. Ndërkohë, vlera minimale e temperaturës pritet të regjistrohet në Peshkopi me 16°C në orët e para të mëngjesit.

Reklama në FieriWeb

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri në 28 km/h, kryesisht nga drejtimi perëndimor, duke sjellë dallgëzim të ulët në zonat bregdetare.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos për moshat e rrezikuara dhe ata që punojnë në ambiente të hapura, si dhe për të shmangur daljet gjatë pikës së vapës, kryesisht nga ora 11:00 deri në 17:00.

Related Articles

Back to top button