KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë në Athinë – Tre shqiptarë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm

Tre shtetas shqiptarë rezultojnë të humbur nën rrënojat e ndërtesës që u shemb si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në lagjen historike Plaka, në zemër të Athinës. Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin grek mëngjesin e së premtes, 25 shtator, rreth orës 07:30, në rrugën Lysikratous, ku shpërthimi shkaktoi shembjen e menjëhershme të strukturës.

Sipas të dhënave të siguruara, mes personave që vijojnë të kërkohen nën rrënoja janë motër e vëlla, Florida Hoxha dhe Flori Hoxha, si dhe bashkëshorti i Floridës, Eris Cani. Familjarët dhe autoritetet po ndjekin me ankth çdo zhvillim nga vendngjarja.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë deri më tani dy trupa pa jetë. Në orët e para të mëngjesit u bë e mundur nxjerrja e trupit të një gruaje, ndërsa më pas u nxorr edhe trupi i një burri 77-vjeçar me shtetësi britanike, siç u konfirmua zyrtarisht nga zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Aksioni për gjetjen e personave të tjerë po zhvillohet në mënyrë intensive dhe pa ndërprerje. Në vendngjarje ndodhen rreth 30 zjarrfikës të mbështetur nga gjashtë automjete, përfshirë dy mjete të specializuara të njësisë speciale EMAK dhe tre qen të trajnuar për kërkim-shpëtim.

Për të kapur çdo sinjal jete në hapësirat e mbetura nën ndërtesën e shkatërruar, shpëtuesit po përdorin mjete për identifikimin e zërave apo lëvizjeve, si dhe kamera speciale me fibra optike për kontrollin e thellë të rrënojave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet policore dhe zjarrfikëse greke kanë nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj tragjedie. Hetimet paraprake mbështesin pistën e një rrjedhjeje të mundshme të gazit natyror, e cila ka çuar në shpërthimin shkatërrues.

Vala e goditjes ishte aq e fuqishme sa përveç shembjes së ndërtesës kryesore, shkaktoi dëmtime të rënda strukturore në objektet ngjitur dhe shkatërroi dhjetëra automjete të parkuara pranë zonës.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button