E rëndë në Kalanë e Beratit – 42-vjeçari humb jetën pas një sherri për një kalë

Berat – Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi pasditen e sotme Kalanë e Beratit. Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, një konflikt mes dy burrave për motive të dobëta ka përfunduar tragjikisht.
Sipas policisë, shtetasi K. H. (63 vjeç), banues në lagjen “Barrikadë”, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin Keli Hoxha (42 vjeç), banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se debati ka nisur për një kali, që përdorej për xhiro turistike në zonën e kalasë, dhe ka degjeneruar në përplasje fizike.
Autori, i cili ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati. Policia e Beratit ka ngritur patrullat dhe po kontrollon zonën për kapjen e tij.




