KRONIKËSTAR CHANNEL
E rëndë në Rrugën e Kombit/ Zbret nga autobusi dhe tenton të kalojë autostradën, humb jetën pasagjeri nga Kosova
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Rrëshen–Reps, në Rrugën e Kombit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një shtetas nga Kosova, i cili sapo kishte zbritur nga një autobus. Në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht, ai ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës, por është përplasur nga një automjet që po qarkullonte në këtë aks.
Si pasojë e përplasjes së fortë, pasagjeri ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës dhe automjetit të përfshirë.




