KRONIKËSTAR CHANNEL
Ngjarje e rëndë në Mirditë, një person mbetet i vr*rë me a*më zjarri, policia rrethon zonën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Burime paraprake bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ngjarjen, identifikuar autorin dhe përcaktuar motivet që çuan në këtë krim.
Pritet që në vijim Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me më shumë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes.




