E rëndë në Shkodër, Turisti vret bashkëshorten, qëllon edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Mësohet se burri ka vrarë gruan e tij.
Krimi raportohet se ka ndodhur brenda në hotel, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari Brandon Saporito.
Ky i fundit ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjeksore. Ndërkohë bashkëshortja e tij, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje, sipas informacioneve paraprake.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, si edhe nuk ka një njoftim nga policia. Bëhet fjalë për dy turistë të huaj që kanë qëndruar në Shkodër.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.