KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë – Trup i pajetë i një gruaje gjendet në lumin Shkumbin, dyshohet se …

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, banorët e zonës së Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re një trup të pajetë në ujërat e lumit Shkumbin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikëset, ndërsa palombarët nuk kanë mundur të ndërhyjnë menjëherë për shkak të errësirës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për nxjerrjen e trupit u angazhuan 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 policë, të cilët arritën ta nxjerrin atë nga lumi pas disa orësh kërkimesh.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas burimeve për mediat, viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Reklama në FieriWeb

Trupi është transportuar në morgun e Elbasanit, ndërsa deri më tani asnjë familjar nuk është paraqitur për identifikim.

Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Related Articles

Back to top button