AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ

“Eksperiment social” në Top Channel, një zhgarravinë mbi çarçaf shitet për 12 mijë euro: Shiheni mirë se aty është Ismail Qemali


Mbrëmjen e së martës në televizionin kombëtar Top Channel është prezantuar një skicë mbi një çarçaf të bardhë ku ftoheshin të gjithë qytetarët për ta blerë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Emisioni Big Brother Vip i kushtoi minuta të tëra reklamë duke e paraqitur si një vepër të madhe e cila është punuar me mjeshtëri nga një humorist që është bërë konkurent i spektaklit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Drejtuesja e emisionit tha se aty është vizatuar portreti i babait të kombit shqiptar Ismail Qemali duke shpjeguar edhe një sërë detajesh që sipas saj e bënin këtë një vepër të madhe.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një vizatim krejt amator i cili nuk përfaqëson asnjë vlerë artistike përpos mediokritetit për të lartësuar personazhe që herë pas here shfaqen nga kënetat e spektakleve në Shqipëri.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Aq më tepër kur në qendër vendoset një figurë e madhe e Shqipërisë siç është Ismail Qemali, kjo iniciativë për të shitur një zhgarravinë mbi një çarçaf si portretin e tij duket krejt e pavend.

Në fund, piktura u shit 12 mijë euro, tek një shok i konkurentit i cili e bleu dhe u premtua që paratë do i çojnë për bamirësi.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ndërkohë, shumë artistë që nuk gjejnë vend për të promovuar veprat e tyre, kanë hedhur dyshime se ky mund të ketë qenë një eksperiment social për të testuar se deri ku shkon marrëzia.

Related Articles

Back to top button