KRONIKËSTAR CHANNEL

EMRAT/ Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të diel në Itali ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në unazën jugore të Bergamos, ku një mjet tip “Mercedez Benz” është përplasur me një furgon dhe për pasojë kanë humbur jetën tre persona, mes tyre dy të rinj me origjinë shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Viktimat janë Klinton Sala, 23 vjeç, drejtues i Mercedes-it, dhe Denis Cana, 21 vjeç pasagjer në mjet. Të dy ishin miq dhe po udhëtonin së bashku. Viktima e tretë është Oscar Angioletti, 62 vjeç nga Zanica (Bergamo), i cili ndodhej në furgon me vëllain e tij 64-vjeçar, që mbeti i plagosur rëndë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një makinë tjetër në një zonë me vijë të dyfishtë të vazhdueshme, duke hyrë në krahun e kundërt dhe u përplas drejtpërdrejt me furgonin.

Reklama në FieriWeb

Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Seksioni i rrugës ku ndodhi ngjarja u mbyll për disa orë për hetime.

Related Articles

Back to top button