POLITIKË

EMRAT/ Sali Berisha “PUSHTON” Këshillin Kombëtar të PD-së me DHËNDRIN, NIPA e KUSHËRINJ! Mbeten jashtë PROFESORË, GAZETARË e studentët e Dhjetorit 90′ 


Profesorë, gazetarë dhe studentë të dhjetorit 90’ kanë mbetur jashtë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa vendin e tyre e kanë zënë të afërm dhe familjarë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Vetë Sali Berisha është automatikisht anëtar i Këshillit Kombëtar, pasi mban postin e deputetit, por në listë nuk mungojnë as njerëz të afërt të tij, si dhëndrri Jamarbër Malltezi, nipi Sevalgon Berisha, kushëriri Mal Berisha, kushërira tjetër Fjoralba Dizdari, mbesa Mimoza Hajdarmataj deri te nuni Bujar Vukaj dhe sekretarja e tij Valdete Vorpsi.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

E ndërkohë që 95% e studentëve të dhjetorit 90’ si Ardi Stefa, Agim Parllaku, Arben Sulo, Ajet Ramce, Ervin Shvarc, Dritan Kociaj, Sokol Allaraj, Spiro Cura dhe Nesti Kiri kanë mbetur jashtë, vendin e tyre e kanë zënë fëmijë të politikanëve që njihen për besnikërinë e treguar ndaj Berishës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kështu, gazetari Fahri Balliu ka arritur të fusë të dy fëmijët e tij, Klevis dhe Megi Balliun.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Djali i Besnik Mustafajt, Andi Mustafaj dhe vëllai i gazetarit Çim Peka, Avenir Peka, kanë arritur gjithashtu të bëhen anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së duke “spostuar” emra të njohur dhe me kortibute të shumta të profesorëve si Ardian Isufi, Merita Poni, Teuta Starova, Ndriçim Mehmeti, Merdian Axhani, Olsi Karapici.

As studiues dhe gazetarë të njohur nuk kanë arritur të përfaqësohen në listën “familjare” të Këshillit Kombëtar të PD-së. Jashtë kanë mbetur gazetarët Erald Kapri, Sami Neza, Serafina, Patrik Sadikaj, Silvi Bardhi si dhe njerëz me kontribute të rëndësishme ndër vite në PD si Asllan Dogjani, Dashamir Tahiri, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Salvador Kacaj, Isa Sakja, Spiro Ksera, Kosta Barka.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button