AKTUALITETSTAR CHANNEL

Esmeralda Hasani në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, presidenti Begaj dekreton emërimin

Esmeralda Hasani është emëruar drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit. Presidenti Begaj ka dekretuar sot emërimin e saj, pas shkarkimit të Vlora Hysenit.

Esmeralda Hasani është emëruar drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit. Presidenti Begaj ka dekretuar sot emërimin e saj, pas shkarkimit të Vlora Hysenit. Kjo e fundit është nën masën e sigurisë arrest në shtëpi për ndihmë ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i akuzuar për dosjen ‘AKSHI’, gjatë kohës që ishte në arrati dhe ndarje të sekreteve shtetërore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Hasani ka një karrierë të lidhur kryesisht me administratën publike, të drejtën evropiane, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zhvillimin e projekteve. Sipas biografisë së saj profesionale, ajo ka ushtruar detyrën e Konsulentes së Lartë në Zyrën e Kryeministrit, ku është angazhuar në planifikimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve.

Prej vitit 2014, ajo raportohet se është Anëtare e Lartë e Forumit të Projekteve Evropiane, ndërsa ka shërbyer edhe si lektore universitare në të Drejtën Evropiane në Universitetin “Marin Barleti”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në eksperiencën e saj profesionale përfshihen gjithashtu drejtimi ekzekutiv i Institutit Adriapol dhe angazhimi si bashkëpunëtore vizitore në Universitetin “Roma Tre” në Itali.

Hasani ka formim akademik në të drejtën ndërkombëtare dhe shkencat politike, ndërsa zotëron edhe një master në Planifikim dhe Zhvillim Projektesh nga Shkolla e Biznesit të Inovacionit në Bruksel.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në profilin e saj profesional theksohet edhe përvoja në proceset e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe angazhimi në projekte kërkimore, arsimore dhe inovative, në bashkëpunim me universitete, kompani dhe qendra kërkimore në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Ajo është përshkruar gjithashtu si eksperte e pavarur e kërkimit dhe inovacionit pranë Komisionit Evropian.

Një tjetër angazhim i rëndësishëm në karrierën e saj ka qenë bashkëpunimi me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), ku është përzgjedhur si Konsulente Ndërkombëtare për Zhvillimin e Projekteve.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Nga shtatori 2017 deri në dhjetor 2018, Hasani ka qenë këshilltare dhe shefe e stafit pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën. Gjatë kësaj periudhe, ajo është përfshirë në ngritjen e institucioneve të reja për angazhimin e diasporës shqiptare.

Ndër projektet ku ka pasur rol të drejtpërdrejtë është edhe hartimi i nismës “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, për të cilën ka kontribuar në konceptimin dhe përgatitjen e propozimit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të SHISH shënon një kapitull të ri në karrierën e saj profesionale, këtë herë në drejtimin e institucionit përgjegjës për mbledhjen dhe analizimin e informacionit në funksion të sigurisë kombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button