AKTUALITETEKONOMI

Euroja në pikiatë, shitet 98.5 lekë! Banka e Shqipërisë blen 137 mln euro, rënia s’ndalet


Fluksi i lartë i euros që po qarkullon në tregun valutor vendas, po sfidon fort Bankën e Shqipërisë, e cila edhe pse ka ndërhyrë në treg nuk ka arritur ta shmangë zhvlerësimin e monedhës europiane.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vetë Banka Qendrore thotë se që prej 2 majit deri në fund të qershorit ka tërhequr nga tregu 137.6 milionë euro për të ruajtur stabilitetin financiar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj 2024, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar, nëpërmjet blerjes së 137.60 milionë eurosh”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve zhvlerësimi i monedhës evropiane nuk ka ndaluar. Prej muajit maj deri më tani euro është dobësuar përballë lekut deri në 4%, pasi në maj euro këmbehej me 100-101 lekë, por tashmë ka zbritur në 98.5 lekë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Institucionet shtetërore thonë se valutat po dobësohen nga turizmi dhe investimet e huaja që kanë sjellë fluks të madh të euros apo dollarit në treg.

Kurse për ekspertët, në këtë zhvlerësim të monedhave të huaja po ndikon ndjeshëm edhe paraja informale. Ky zhvlerësim ka goditur jo vetëm eksportuesit që kanë humbje të fitimit me miliona por edhe vetë arkën e shtetit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Përtej këtyre ndërhyrjeve për të stabilizuar kursin, Banka e Shqipërisë ka blerë edhe 101.6 milionë euro me qëllim rritjen e rezervës valutore.

Nga janari në qershor për të shtuar rezervën janë blerë 134.2 milionë euro, ndërsa kjo shifër brenda vitit pritet të arrijë deri në 330 milionë euro.

Praktikisht nëse marrim në konsideratë edhe blerjet për të shmangur zhvlerësimin e euros, Banka ka tërhequr nga tregu 271.8 milionë euro vetëm në 6 mujorin e parë të vitit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button